ÇKA ËSHTË DISTANCIMI SOCIAL?

Kufizimi i kontaktit sy-në-sy me të tjerët është mënyra më e mirë që të ndërprehet përhapja e koronavirusit (COVID-19).
Çka është distancimi social?

Distancimi social, i ashtuquajtur edhe si “distancim fizik” do to thotë mirëmbajtje të hapësirës dhe distancës në mes juve dhe personave të tjerë jashtë shtëpisë suaj. Për të praktikuar distancim social apo distancim fizik:
– Rrini së paku 2 metra larg personave të tjerë
– Mos u tuboni në grupe
– Qëndroni jashtë vendeve të mbushur me njerëz dhe tubimeve masive
Përveç hapave të përditshëm për të parandaluar Coronavirusin, mbajtja e hapësirës midis jush dhe të tjerëve është një nga mjetet më të mira që ne kemi për të shmangur ekspozimin ndaj këtij virusi dhe ngadalësimin e përhapjes së tij në vend.
Të gjithë duhet të kufizojnë kontaktin e ngushtë me individë jashtë familjeve në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Meqenëse njerëzit mund të përhapin virusin përpara se të dinë se janë të sëmurë, është e rëndësishme të qëndroni larg nga të tjerët kur është e mundur, edhe nëse nuk keni simptoma. Distanca sociale është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që janë në rrezik më të lartë për t’u sëmurë.
Pse praktikohet distancimi social?

Virusi përhapet kryesisht prej personit në person. Dhe atë në mes personave që janë në kontakt të afërt mes vete (brenda 2 metrave). Nëpërmjet pikëzave të frymëmarrjes që prodhohet kur personi i infektuar kollitet, teshtitë, apo flet. Këto pikëza mund të arrijnë deri në gojë apo hundë të personave që janë përreth, apo munden përmes frymëmarrjes të arrijnë deri në mushkëri. Disa njoftime tregojnë se COVID-19 mund të përhapet prej personave që nuk shfaqin simptome.
Koronavirusi mund të jetojë me orë ose ditë në sipërfaqe të ndryshme, në varësi të faktorëve të tillë si drita e diellit dhe lagështia. Distanca sociale ndihmon në kufizimin e kontaktit me personat e infektuar dhe sipërfaqet e kontaminuara.
Edhe pse rreziku për simptoma të rënda është i ndryshëm për çdokënd. Të gjithë mund të infektohemi dhe të përhapim COVID-19. Të gjithë kemi rol të rëndësishëm për të ndërprerë përhapjen e virusit, dhe për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin.