Iniciativë për maska

Iniciativës së Këndit Amerikan në Prizren për krijimin e maskave 3D i është bashkëngjitur edhe inxhinieri Mërgim Halimi, i cili ka dhënë donacion për Komunën e Prizrenit 25 maska të tipit mburojë për fytyrë, të prodhuara me printer 3D.

Më parë nga Këndi Amerikan janë dhuruar edhe 65 maska të tjera, për shfrytëzim të personelit mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe të Shërbimit Urgjent.

Komuna e Prizrenit