NDIHMË PSIKOLOGJIKE

Përveç linjës për këshillim, e cila tani është në funksion të qytetarëve nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve me numrin pa pagesë 0800 19 200 apo aplikacioneve WhatsApp dhe Viber në numrin +383 45 119 200, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës ka mundësuar edhe realizimin e faqes https://shendetimendor.uni-pr.edu/ .
Kjo faqe, e cila ofron video për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19, tanimë ka publikuar dy seanca psikoedukuese dhe informuese në lidhje me të kuptuarit dhe menaxhimin e stresit dhe të ankthit.
Këto video janë realizuar nga Departamenti i Psikologjisë të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me studentët e programit “Psikologji shkollore dhe këshillim”, për t’a lehtësuar ballafaqimin me gjendjen e krijuar gjatë kësaj periudhe.
Më poshtë mund t’i gjeni edhe linqet e dy seancave të publikuara:
https://shendetimendor.uni-pr.edu/sessions.html
https://shendetimendor.uni-pr.edu/sessions_2.html