Shpërndarja e pakove ushqimore

Shpërndarja e pakove ushqimore për t’i ndihmuar familjet në nevojë ka vazhduar edhe sot.

Fshati Skorobisht, i cili gjendet në karantinë, ishte prioriteti kryesor duke u shpërndarë 70 pako ushqimore.

Komuna gjithashtu ka bërë shpërndarjen edhe 145 pako të tjera për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, ku prej tyre 80 janë nga Komuna, 30 janë nga Jetimat e Ballkanit, 20 nga TIKA dhe 15 nga një tjetër donator privat.

Komuna e Prizrenit