SI TË MBROHEMI NGA KORONAVIRUSI

Informohuni si shpërndahet Koronavirusi

Në këtë kohë nuk ekziston vaksinë për parandalimin e Koronavirusit (COVID-19).
Mënyra më e mirë që të parandalohet sëmundja është të shmanget ekspozimi ndaj virusit.
Virusi përhapet kryesisht prej personit në person. Dhe atë në mes personave që janë në kontakt të afërt mes vete (brenda 2 metrave).
Nëpërmjet pikëzave të frymëmarrjes që prodhohet kur personi i infektuar kollitet, teshtitë, apo flet.
Këto pikëza mund të arrijnë deri në gojë apo hundë të personave që janë përreth, apo munden përmes frymëmarrjes të arrijnë deri në mushkëri.
Disa njoftime tregojnë se COVID-19 mund të përhapet prej personave që nuk shfaqin simptome.
Çdokush duhet

Image module
Të lajë duart shpesh
Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë, për së paku 20 sekonda, posaçërisht pasi që të jeni në vend publik, apo të fryni hundën, të kolliteni apo teshtini.
Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, përdorni dezinfektues për duar që përmban së paku 60% alkool. Mbuloni të gjitha sipërfaqet e duarve dhe fërkojini deri sa të thahen.
Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës tuaj me duar të palara.
Image module
Të shmang kontakt të afërt

Shmangni kontakt të afërt me persona që janë të sëmurë.
Rrini në shtëpi sa është e mundur më shumë.
Mbani distancë mes jush dhe personave të tjerë.
Mbani mend që disa persona pa simptome mund të përhapin Koronavirusin.
Mbajtja distancë prej të tjerëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për personat që janë me rezik të lartë për tu sëmurë.
Image module
Të mbulojë gojën dhe hundën me maskë fytyre kur të jetë në prezencë të tjerëve

 

Mund të përhapni COVID-19 të tjerëve edhe nëse nuk ndiheni të sëmurë.
Të gjithë duhet të mbajnë maska fytyre kur dalin në vende publike, për shembull për të blerë gjësende të nevojshme.
Maskat për fytyrë nuk duhet të vendosen në fëmijë të vegjël, më të ri se 2 vjet, në persona që kanë problem me frymëmarrje, apo janë të pavetëdijshëm, të paaftë apo në çfarëdo mënyre nuk kanë mundësi që të heqin maskën pa ndihmë.
Maska e fytyrës është e paraparë që të mbrojë njerëzit e tjerë në rast se jeni të infektuar.
MOS përdorni maskë për fytyrë të paraparë për punëtorë shëndetësorë.
Vazhdoni të mbani distancë prej 2 metrash mes juve dhe të tjerëve. Maska e fytyrës nuk është zëvendësim për distancim social.
Image module
Të mbulojë të kollët dhe teshtisjet

Nëse jeni në vend privat, apo publik dhe nuk keni maskën tuaj të fytyrës, mbani në mend që çdoherë të mbuloni gojën dhe hundën tuaj me faculetë kur të kolliteni apo të teshtini, apo të përdorni pjesën e brendshme të bërrylit.
Gjuajini faculetat e përdorura në kosh për plehra.
Menjëherë lani duart e juaja me sapun dhe ujë për së paku 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, përdorni dezinfektues për duar me së paku 60% alkool.
Image module
Të pastrojë dhe dizinfektojë

Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet që kanë prekje të shpeshta ditore. Kjo përfshin tavolinat, dorezat e dyerve, prizat, banakët, celularët, tastierat, tualetët, dhe lavamanët.
Nëse sipërfaqet janë të pista, pastrojini ato. Përdorni detergjent apo sapun dhe ujë para se ti dezinfektoni.
Pastaj, përdorni dezinfektues shtëpiak për t’i dezinfektuar sipërfaqet.