Udhëzime për banorë

Këshilla të përgjithshme
Image module
Evitoni daljet e panevojshme nga shtëpia dhe shmangnimbledhimet familjare nëpër shtëpia ose vende tjera.
Image module
Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën me pjesën e brendshme të bërrylitose me shami që do të hidhet menjëherë pas përdorimit, e gjithë kjo e ndjekur nga larja e rregullt e duarve ose dezinfektimi.
Image module
Dezinfektoni shpesh sipërfaqet në shtëpi dhe kujdesuni për higjienën personale në çdo kohë.
Image module
Mos kontaktoni me familjarë ose miq të sëmurë
Dalja jashtë
Image module
Kur dilni jashtë vendosni maskë mbrojtëse.
Image module
Mos e prekni maskën me duar gjatë kohës që e keni në fytyrë.
Image module
Nëse keni flokë të gjata, kapni dhe mos mbani stoli.
Image module
Image module
Shmangni vendet me turma njerëzish.
Image module
Mbani distancë së paku 1 metër nga personat tjerë.
Image module
Shmangni përdorimin e transportit publikose automjeteve të huaja.
Image module
Mbani maskë nëse e keni patjetër të përdorni transport publik dhe mos e prekni fytyrën me duar.
BLERJA / BËRJA PAZAR
Image module
Para se të shkoni për blerje, përgatitni listën e blerjes sa më detajisht.
Image module
Qëndroni larg personave së paku 1 metër.
Image module
Mos prekni pa nevojë produktet nëpër rafte.
Image module
Shmangni përdorimin e parave të gatshme dhe paguani sa më shpesh me kartelë bankare.
KTHIMI NË SHTËPI
Image module
Pastroni të gjitha ambalazhet e gjërave që i keni sjellë nga jashtë me peceta antiseptike ose faculetë me bazë alkooli.
Image module
Largoni maskën dhe hidhni në kosh për mbeturina.
Image module
Lani duart mirë së paku 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.
Image module
Dezinfektoni çelësat, syzet, celularin me solucion të posaçëm ose alkool.
Image module
Largoni të gjitha veshmbathjet dhe lani ato në temperaturë 60 gradë.
Image module
Largoni këpucët, leni të gjitha gjërat nga jashtë në korridorose hapësirë tjetër ndihmëse.
VENDI I PUNËS
Image module
Nëse shkoni në punë, bëni distancë me kolegët sa më shumë që është e mundur.
Image module
Ajrosni shpesh hapësirat e punës dhe dezinfektoni sipërfaqet, mjetet e punës dhe tualetet.
Image module
Shmangni përdorimin e gotave dhe filxhanëve, zëvendësoni ato me enë për një përdorim.
Image module
Shmangni kontaktet fizike (si p.sh. përshëndetjet) dhe mbani maksimalisht higjienën personale.